
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Nikollovski në emision Toptema ka folur rreth ndarjes së drejtorive duke theksuar se VLEN nuk do të ketë 300 drejtori sepse kjo i bie rreth 20%, por do të kenë shumë më pak nga ky numër që e thanë, shkruan Top24
“Ne nuk do ta bëjmë këtë, i paraljmëruam partnerët e VLEN-it dhe e patë që ata u tërhoqën. Në fillim paraljmëruan se do të kenë 300 drejtori ndërsa kjo sipas këtij numri i bie të jenë 20%, por kjo nuk do të ndodh por do të kenë shumë më pak nga ky numër” tha Nikollovski.
Nga ana tjetër gazetari i infomax në podkastin e tij ka theksuar se VLEN do të ketë diku rreth 60 drejtori.



