KurioziteteLajme

Ngrihet aktakuzë kundër të moshuarit në Serbi pasi që torturoi një gjarpër helmues në banesën e tij

Prokuroria Themelore Publike në Leskovc të Serbisë ka ngritur aktakuzë në gjykatë për veprën penale të vrasjes dhe keqpërdorimit të kafshëve ndaj një 64 – vjeçari i cili akuzohet se ka torturuar një gjarpër helmues në banesën e tij.

Siç ka bërë të ditur Prokuroria Themelore Publike në Leskovc, i pandehuri N.K është akuzuar për mbajtjen e gjarprit helmues në dy tullumbace plastike të bashkuara në banesën e familjes gjatë muajve nëntor dhe dhjetor 2023 dhe me këtë ia ka mohuar nevojat elementare për lëvizje të lirë, aktivitet fizik dhe kushte të përshtatshme klimatike në përputhje me nevojat e specieve, raporton Juzne vesti.

Prokuroria bëri me dije se kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close