
Afaristi Petrit Kllokoqi ka arritur një sukses historik, duke u ngjitur në majën më të lartë në botë, Mount Everest.
Ai tha se nuk ka menduar asgjë tjetër, pos që t’i ngrite flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë.
Kllokoqi shtoi se pavarësisht se ky ishte mendimi i tij i vetëm, në momentin që ngjiti majën më të lartë, emocionet u përzien dhe ai shpërtheu në lot.
“E kemi parë vdekjen me sy shpeshherë, isha në mes dy botëve. Në telefon e kam foton e çikës tem, shpesh e kam shiku”, tha ai.



