
Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla MIcevski në një deklaratë për Agjencinë e Lajmeve MIA-n thotë se po formohet grup pune për Kodin Zgjedhor, pa theksuar hollësi se çka do të përmbanin ndryshime të tilla, si dhe ajo nëse është paraparë kornizë kohore për miratimin e tyre.
Në këtë moment ka disa bisedime inicuese për Kodin Zgjedhor, thotë zëdhënësi dhe deputeti i partisë E majta Amar Mecinoviq. Pa dallim se bëhet fjalë për zgjedhje lokale, sipas tij, për partinë E majta është me rëndësi që të artikulohet nevoja për vendosjen e një njësie zgjedhore.
Nga Ministria e Drejtësisë thonë se lidhur me Kodin Zgjedhor, ndërmerren aktivitete për përgatitje të tij, por se gjatë kësaj megjithatë duhet të kenë parasysh se legjislacioni zgjedhor kërkon konsensus të gjerë, dhe këtu do të nevojitet qasje konstruktive dhe mbështetje nga faktorët politik kyç në vend.



