MaqedoniTopLajm

Nga 23 shtatori në punë kthehen të sëmurët kronikë, personat që shfrytëzojnë pushimin e vazhduar të lindjes dhe prindërit e fëmijëve deri gjashtë vjeç

Më 23 shtator kthehen në punë prindërit e fëmijëve deri në gjashtë vjeç, të sëmurët kronikë dhe personat që shfrytëzojnë pushimin e zgjatur të lindjes kurse ata që nuk lejohen të kthehen në vendet e tyre të punës duhet deri atëherë marrin vërtetim për mungesë të arsyetuar, për shkak të diagnozës dhe gjendjes së tyre. Sidoqoftë, nëse ata nuk arrijnë të sigurojnë vërtetime, afati do të zgjatet. Shërbimi për media i Qeverisë, pas seancës së mbajtur të Qeverisë, njoftoi se është marrë vendim që prindërit, fëmijët e tyre deri në moshën gjashtë vjeç, duke filluar nga 23 shtatori, të kthehen në vendet e tyre të punës dhe të kryejnë detyrat e tyre të rregullta, duke pasur parasysh që kopshtet për fëmijë filluan aktivitete të kujdesit dhe edukimit të fëmijëve. Në seancë, Qeveria gjithashtu pranoi Propozimin për ndryshimin e Protokollit për aktivitetet në institucionet për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve, si më poshtë: grupet edukative për fëmijët deri në dy vjeç të kenë maksimumi 12 fëmijë dhe dy punëtorë me turn Gjegjësisht, në seancë, në të njëjtën ditë u mor vendim për t’u kthyer në vendet e tyre të punës edhe personat që shfrytëzojnë lejen e zgjatur të lindjes . Mundësia e përdorimit të kësaj mase për pushim të lindjes të zgjatur ndalon të vlejë.
“Personat e tjerë të punësuar që aktualisht mungojnë në punë për shkak të shfrytëzimit të pushimit të rregullt të lindjes, të kthehen në vendet e tyre të punës dhe për të kryer detyra të rregullta të punës menjëherë pas skadimit të lejes së lindjes, thuhet në vendim. Qeveria ka vendosur të kthehen në vendet e tyre të punës dhe në kryerjen e rregullt të detyrave të tyre dhe punonjësve të cilët janë liruar nga puna në bazë të listës së përcaktuar të sëmundjeve kronike. Sipas shërbimit për media të Qeverisë, përjashtimet e vetme për këtë do të jenë personat (pacientët) tek të cilët sëmundja është në një fazë përkeqësuese dhe ata me sëmundje malinje për të cilët do të jepet vërtetim dhe mendim nga mjeku specialist. Bazuar në vërtetimin e tillë, këta persona do të përdorin pushim mjekësor, në përputhje me rregulloren përkatëse të Fondit të sigurimeve shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Që nga e mërkura, 23 shtator, njerëzit që kanë përdorur leje të zgjatur të lindjes duhet gjithashtu të kthehen në punë. Mundësia e përdorimit të kësaj mase për pushim të lehonisë të zgjatur nuk vlen më. Nga Ministria theksuan se, që të mund pacientët ta realizojnë këtë, janë lëshuar termine shtesë në Termini Im dhe e-ambulanca.
“Nëse deri 23 shtator këta pacientë nuk arrijnë t’i sigurojnë vërtetimet, afati do të shtyhet. Me këtë do të mundësohet që çdo pacent, i cili me të vërtetë duhet të lirohet nga puna dhe të shmanget keqpërdorimi i sistemit, mjeku specialist në bazë të ekspertizës së tij dhe gjendjes së pacientit, do të vlerësojë nëse ai mund të kthehet ose të marrë vërtetim se është liruar nga puna”, njoftuan nga MSH.
Për nevojat e sistemit, është bërë edhe ndryshim i rregullores për pushim mjekësor në Fondin për sigurim shëndetësor dhe në mënyrë të konsiderueshme u lehtësua procedura, me të cilën mundësohet që mjeku specialit të japë vërtetim për mungesa nga puna në kohëzgjatje prej gjashtë muajve. “Me rekomandim të Komisionit për sëmundje infektive dhe vendimin e Qeverisë, edhe më tej do të mbrohen kategoritë më të rrezikuara. Sipas vendimit, ato që me të vërtetë duhet të jenë në shtëpi, mbeten në shtëpi dhe tërësisht do të shmanget keqpërdorimi i sistemit. Në pajtim me vendimin e njëjtë, të liruara nga puna do të jenë edhe gratë shtatzëna deri nga fundi i vitit, respektivisht 31 dhjetor, potencuan nga MSH. Gjithsej numri i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë është 15.827, numri i rasteve të shëruara është 13.315, të vdekurve 652, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 1.860. Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar dy pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 82 pacientë. Në përkrahje me oksigjen janë 44 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle të hospitalizuar janë katër fëmijë dhe katër nëna pozitivë në Kovid-19, shtatë fëmijë dhe shtatë nëna pozitivë në virusin. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar tre, ndërsa të hospitalizuar janë 26 pacientë. Në respiratorë mekanik janë dy pacientë.Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 14, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 45 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë të hospitalizuar 147, pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19. Ende janë në fuqi masat për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse për pjesën e gojës dhe hundës, mbajtjen e distancës prej dy metrash, si dhe mos grupimin. Janë miratuar protokolle për funksionim gjatë pandemisë në vend në pothuajse të gjitha fushat.

Related Articles

Back to top button
Close
Close