LajmeShowbiz

Nga 13 deri në 27 vjeç, ja kur e humbën virgjërinë të famshmit

Humbja e virgjërsë kthehet shpesh në temë dhe disa nga të famshmit dhe yjet e Hollywood-it, nuk kanë hezituar të zbulojnë detajet kryesore rreth humbjes së virgjërisë si dhe moshën kur e kanë bërë.

Diddy – 13

Diddy ka folur hapur për humbjen e virgjërisë, ndërsa pati pranuar se ishte ndikuar shumë nga shikimi i tepruar i filmave me pullë të kuqe. “E humba virgjërinë time kur isha 13 vjeç dhe ndjeva se isha një yll porno sepse kisha parë pornografi për kaq shumë kohë”, ka thënë Diddy.

Johnny Depp – 13

Aktori, Johnny Depp, ishte pjesë e grupit të quajtur “The Flame”, kur humbi virgjërinë e tij, ndërsa ishte në turne.

Kelly Osbourne – 13

“E binda veten se isha shtatzënë kur isha 13 vjeçe dhe nuk më kishin ardhur as periodat”, ka thënë Kelly, duke folur rreth humbjes së virgjërisë.

Kim Kardashian – 14 vjeç

Modelja, Kim Kardashian, e humbi virgjërinë me nipin e Michael Jackson, TJ Jackson, por ylli i “Keeping Up With the Kardashians” e diskutoi vendimin e saj fillimisht me nënën e saj, Kris Jenner.

Britney Spears – 14

Ikona e muzikës pop, Britney Spears, e ka humbur virgjërinë e saj në moshën 14-vjeçe me ish të dashurin e saj, Justin Timberlake.

Angelina Jolie – 14

Aktorja, Angelina Jolie, ka pranuar publikisht se virgjërinë e kishte humbur kur ishte 14-vjeçe. “Kisha filluar të dilja me të dashurin tim dhe puthjet e emocionet nuk mjaftonin. Nda ne e bëmë”, pati thënë ajo.

Khloe Kardashian – 14 Ylli i “Keeping up with Kardashians”, u tha prezantuesve të “The View” në vitin 2010 se ajo pothuajse ndihej e “e lidhur” nga partneri i saj më i vjetër. “Duke parë prapa, mendoj se kjo nuk është një gjë normale”, tha ajo, duke shtuar se ngjarja kishte ndodhur kur ishte 14-vjeçe.

Katy Perry – 16

Diva e popit ka treguar se ishte 16 vjeçe dhe e humbi virgjërinë në sediljen e përparme të një veture, të markës, Volvo teksa dëgjonte albumin “Grace” të Jeff Buckley.

Adriana Lima – 27 Modelja e “Victoria’s Secret”, Adriana Lima, në mënyrë krenare, e mbajti virgjërinë e saj derisa u martua me bashkëshortin e atëhershëm Marko Jarić në vitin 2009.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close