
Kryetari i komunës së Tearcës ka pritur në takim Eric Leyvraz, ish-president i Parlamentit të Gjenevës, z. Fatmir Makolli, President i Federatës së Kick-Box-it, dhe z. Mevaip Abdiu nga Televizioni Koha, dhe Tahir Shabanin nga Prishtina, shkruan Top24.
Në takim është diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave me komunat e Zvicrës dhe Francës me komunën e Tearcës.






