
28 Nëntori, festa e Pavarësisë, është festuar kudo ku ka shqiptarë, në Evropë dhe botë.
Ndryshe nga Londra, ku shumë shqiptarë u arrestuan gjatë festimeve, në Nju Jork të SHBA-ve, sheshi “Time Sqare” është veshur kuqezi, në shenjë respekti për këtë ditë.
Flamuri kuqezi dhe urimi për pavarësi vërshoi në ekranet gjigante në sheshin e Nju Jourkut duke ngjallur entuziazëm tek shqiptarët, por edhe kureshtje tek të huajit. I pranishëm në Times Square ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati i cili preku nga afër këtë ndjenjë krenarie.
“Nuk ka ndjenjë më të bukur sesa të shikosh të valëvitet flamuri shqiptar në zemër të Amerikës. Sot ka qenë një shesh i flamurit shqiptar. Është fantastike dhe më vjen mirë të përshëndes komunitetin shqiptar, një komunitet që ia ka dalë mbanë dhe është integruar këtu në Amerikë. Gëzuar të gjithëve Ditën e Flamurit”, tha ambasadori Bushati.
Ndërkohë ditën e djeshme, në ditën e pavarësisë ambasadori, Ervin Bushati u nderuar me titullin “Qytetar nderi i Bronx -it”.
Kujtojmë se shqiptarët në Londër kanë zhvilluar një paradë ditën e djeshme, por që u has me pengesë nga policia britanike dhe shumë persona u arrestuan. Po ashtu, shumë media britanike i kanë cilësuar shqiptarët si një “turmë e egër”.



