
Ish kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejat i është bashkuar listës së personave që i përkasin “Grupit të Zjarrit” duke e bërë këtë publike në profilin e tij në FB,shkruan Top24
“Koncentrimi i pushtetit politik, programor e kadrovik tek individi dhe përjashtimi i strukturave meritore nga vendimmarrja politike dhe tendenca për tjetërsimin e BDI-së, ka shkaktuar revoltë tek anëtarësia më meritore për fitoret e BDI-së ne të kaluaren”
Ne konstatojmë:
-Në BDI gati për dy vite nuk ekzistojnë dhe nuk themelohen organet statutare partiake!
-Si pasojë e kësaj, vendimmarrja politike është bërë pronë individuale!
-Nuk ka debat dhe konsultime me bazat partiake!
-Zgjedhjet kadrovike janë shndërruar në privilegje të individit Artan Grubi!
-Nuk ka llogaridhënie për punën e Qeverisë dhe programin politik për gati dy vite!
-Për shkak të mosfunksionimit të jetës organizative të Bashkimit Demokratik për Integrim, ne konstatojmë se ka rënie të mbështetjes për partinë (zgjedhjet e fundit në Tetovë)!
-Sjellja arrogante dhe diletante e ekzekutivit në krye me Artan Grubin, kanë shkaktuar pakënaqësi, revoltë dhe pasivitet të strukturave dhe të votuesve!
Ndryshe Nevzat Bejta është njeriu që ka pasur më së shumti benificion në Bashkimin Demokratik për Integrim, duke qenë 5 herë kandidat për kryetar komune dhe ministr. Edhe pse pati gjitha këto benificione Bejta sërish mbetet i pa kënaqur nga Ali Ahmeti.Top24



