Netanjahu: Lufta nuk ka mbaruar, Hamasi do të çarmatoset

Lufta nuk ka mbaruar dhe Hamasi do të çarmatoset, deklaroi sot kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në fjalimin e tij para Knesetit.
“Ata që duan të na dëmtojnë po armatosen përsëri. Ata nuk kanë hequr dorë nga qëllimi i tyre për të na shkatërruar. Hamasi do të çarmatoset. Gaza do të çmilitarizohet. Do të ndodhë ose në mënyrën e lehtë ose në mënyrën e vështirë. Por do të ndodhë”, tha Netanjahu, raportoi “Tajms of Izrael”.
Kryeministri izraelit, në një fjalim në Kneset, vlerësoi se Izraeli po i afrohet më shumë se kurrë vendeve të rajonit dhe shtoi se publiku do të dëgjojë më shumë për këtë.
“Izraeli është i vendosur të zbatojë marrëveshjet e armëpushimit në Gazë dhe Liban me një “grusht të hekurt”. Mund të shihni se çfarë po ndodh çdo ditë në Liban”, shtoi ai.



