
Nesër shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare do të shpallet Qytetar Nderi i Tetovës. Me 28 Tetor këshilltarët e komunës së unanimisht, 31 këshilltarët votuan pro këtij vendimi që shkritmari i madh të jetë “Qytetar Nderi” i Tetovës.
“Ndër pikat e seancës së katërt që u miratua ishte edhe pika që shkrimtari i njohur shqiptar dhe ndërkombëtar Ismail Kadare të shpallet Qytetar Nderi i Tetovës”, është shprehur Besar Durmishi, kryetar i Këshillit të Komunës me 28 tetor të këtij viti.
Ndryshe çdo kryetar i komunës së Tetovës ka shpallur “Qytetar Nderi” figura të njohura të fusha të ndryshme, siç është Rifat Jashari, Ramush Haradinaj, Stipe Mesiq, Tanja Fajon, Lazim Destani dhe disa të tjerë.



