
Nesër në orët e pasdites dhe gjatë natës në disa vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokalisht në formë të stuhive, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Temperatura minimale nesër do të jetë në interval prej 9 deri në 17, ndërsa ajo maksimale nga 24 deri në 31 gradë Celsius.
Nga DPHM paralajmërojnë se moti i ngrohtë do të vazhdojë gjatë gjithë javës, ndërsa në orët e pasdites do të ketë paraqitje të izoluar të reshjeve të shiut dhe bubullimës.



