LajmeMaqedoniTopLajm

Nesër fillon procesi mësimor për studentët e vitit të parë në Universitetin e Tetovës

Procesi mësimor për studentët e vitit të parë në Universitetin e Tetovës do të fillojë më 5.10.2020 (e hënë).

Pritja solemne e studentëve të rinj të universitetit tonë do të bëhet në orën 11:00 në sheshin para Rektoratit.

Pritja solemne për studentët e Fakultetit të Administrimit të Biznesit – Kumanovë, do të bëhet në qytetin e Kumanovës.

Pas pritjes nga ana e Rektorit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, studentët e rinj do të drejtohen drejt auditorëve të fakulteteve të tyre, ku në orën 12:00, do të kenë takim me dekanët, stafin udhëheqës dhe profesorët e fakulteteve përkatës.

Mësimi do të fillojë me prezencë fizike në të gjithë fakultetet. Studentët obligohen që t’i respektojnë masat e caktuara për mbrojtje nga COVID – 19, ta ruajnë distancën, të kenë maska mbrojtëse dhe të respektojnë shenjat përkatëse gjatë prezencës në hapësirat e Universitetit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close