LajmeMaqedoniTopLajm

Nëse jo Sela, Taravari kandidon për lider të Aleancës! Hyrjet dhe daljet në Besa për Kasamin janë normale

Së shpejti pritet të mbahet kongresi në partinë ASH. Nëse nuk kandidohet Ziadin Sela për kryetar, atë do ta bëjë Arben Taravari. Por ky i fundit shtoi se kjo varet nga anëtarësi e partisë se si do të vendos për më tutje.

“Nuk varet  prej meje jemi duke diskutuar brenda organeve partiake. Kongresi jonë mbahet me 27 mars, brenda 10-15 ditësh do të shpallen edhe kandidaturat dhe në fund anëtarësia e Aleancës do të vendos si më tutje. Në parim unë mendoj se zotëri Sela duhet të vazhdon por jemi duke diskutuar me zotërinë Sela se si e ka planin ai më tutje. Nëse nuk kandidon edhe mund te shqyrtohet mundëisa të kandidojë unë, pornë qoftë se kandidon as që diskutohet. Unë qindperqind nuk dal kundër kandidat zotëri  Sela edhe në atë rast as që diskutohet”, tha Arben Taravri , sekretar i ASH-së. 

Nga ana tjetër lideri i Besës Bilall Kasamin largimet e  fundit që kanë ndodhur nga partia e tij i vlerëson si procese demokratike, duke thënë se nëse çdokush që e she veten të rrezikuar nga pozitat që i ka pasur  mund edhe të largohet.

 “Ne jemi ta hapur për prurje të reja edhe  ata u publikuan edhe në opinion. Ky proces do të vazhdojë  edhe kur e hap derën për prurje të reja nëse dikush e ndjehet rrezikuar  edhe nuk e she veten në pozitat që i ka pasur  me herët dhe do të largohet. Partitë  politike janë subjekte ku çdo kush ka ta drejtë të futet edhe të largohet në  moment kur e she se nuk ka vendi aty”, pohoi Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Ditë më parë  Fatmir Limani, ish kandidat i pavarur për komunën e Kërçovës  njëherë dhe njeriu i afërt me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti iu bashkëngjitë Besës. Por më pas disa anëtarë edhe kryetarë degësh u larguan nga ky subjekt.

Related Articles

Back to top button
Close
Close