
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, njoftoi se studentët e Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike në Shkup, do të ndihmojnë Ministrinë në avancimin e funksionimit digjital, me ndihmën e profesorëve të tyre. Janevska tha se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me dekanin e FSHIIK, prof.Dr.Boro Jakimovski, e cila tha se varësisht nevojave dhe mundësive të të dyja palëve, në të ardhmen do të mund të avancohet edhe më tej. Nga ana tjetër Jakimovski, theksoi se deri më tani kanë ndihmuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, por siç tha tani e tutje në aktivitete do të përfshihen edhe studentët.
“Sipas marrëveshjes, fakulteti në mënyrë plotësuese do të organizojë dhe realizojë aktivitete edukative në formë të trajnimeve, punëtorive dhe seminareve për ngritjen profesionale të punonjësve në Ministri. Nga ana tjetër, Ministria do të mbështesë avancimin praktik për studentët e këtij fakulteti. Janë paraparë edhe hulumtime dhe analiza të përbashkëta profesionale dhe shkencore, si dhe organizimi i garave për të rinj në fushën e informatikës”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.
“Sigurisht që fakulteti është me vite të tëra mbështetës në punët e ministrisë, në sferën e informatikës dhe komunikimit teknologjik, me mbështetje të kapacitetit që e posedon. Nënshkrimi i sotëm i memorandumit sigurisht që do t’i mundësojë zgjerimin e këtyre aktiviteteve të deritanishme, me inkuadrimin e formave të reja që fakulteti dhe studentët do të munden t’i mbështesin aktivitetet e ministrisë”, theksoi Boro Jakimovski, dekan i FSHIIK.



