LajmeMaqedoniTopLajm

Nënkryetari BDI-së, Arbër Ademi takon ambasadorin çek, Ludva

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot ka zhvilluar takim me ambasadorin e Republikës së Çekisë në vendin tonë, Jaroslav Ludva. Ademi dhe Ludva diskutuan lidhur me procesin e skriningut dhe rrjedhën e suksesshme të negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim të plotë në BE, si dhe tejkalimin e pengesave, pas shumë vitesh pritjeje që vendi të kalojë në këtë fazë të fundit të procesit të integrimit në BE. Gjithashtu, Ademi është shprehur se bashkëpunimi mes dy vendeve do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close