
VLEN ka njoftuar se më 9 maj, në Ditën e Evropës, do të formalizojë bashkimin në një forcë të vetme politike me një emër dhe drejtim të përbashkët.
Ky proces synon t’i japë fund fragmentimit politik shqiptar dhe të krijojë një përfaqësim më të unifikuar.
Nën sloganin “VLEN NJË”, 850 delegatë pritet të vulosin bashkimin e pesë subjekteve në një strukturë të vetme.
Sipas organizatorëve, kjo datë simbolizon vlerën e bashkimit dhe një fillim të ri në skenën politike shqiptare.



