LajmeRajonTopLajm

Negociatat për Shqipërinë në BE mund të hapen sot

Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE mund të hapen gjatë ditës së sotme dhe ka shpresë e optimizëm për një vendim pozitiv të Këshillit të Evropës mbi këtë çështje.

Kështu raportojnë me burime mediat në Shqipëri, menjëherë pasi Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se kanë marrë një propozim nga Presidenca franceze që zhbllokon rrugën drejt BE-së.

Këto zhvillime vijnë nga Samiti i NATO’s në Madrid që po mbahet prej dy ditësh, e ku pritet që sot krerët e vendeve të BE-së të fusin në rend dite edhe “dosjen” e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, raportojnë mediat shqiptare

Ndërkohë kujtojmë se më herët gjatë ditës, kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook një video me pamje nga punimet në samitin në Madrid, ndërsa janë mbledhur krerët e 30 vendeve anëtare të aleancës ushtarake që udhëhiqet nga SHBA, me fokus mbështetjen për Ukrainën.

“Mbase sot lajmi i mirë…”, shkroi kreu i qeverisë shqiptare, ndërsa shfaqet duke biseduar me liderët perëndimorë dhe presidentin bullgar Rumen Radev.

Related Articles

Back to top button
Close
Close