
Ukraina dhe Rusia kanë mbajtur raundin e ri të bisedimeve sot, derisa lufta ndërmjet dy vendeve ka hyrë në ditën e 26, shkruan Sky Neës, përcjell Periskopi.
Negociatorët mbajtën një video-lidhje për 90 minuta, me ekipet punuese që pritet t’i vazhdojnë bisedimet gjatë ditës.
“Sot po punojmë gjatë tërë ditës”, citohet nga mediat ukrainase të ketë thënë i dërguari nga Ukraina, David Arakhamia.
Dy vendet kanë mbajtur runde të ndryshme të bisedimeve deri më tani, bisedime që filluan në Bjellorusi, kurse kohëve të fundit që po mbahen me video-konferenca.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky më herët tha se ai këmbëngul se Ukraina nuk do të pranoj asnjë kusht për paqe që komprometon integritetin territorial të vendit të tij.



