LajmeRajon

‘Në vend se të skuqet, sulmon Gjykatën Kushtetuese’: Abdixhiku kërkon dorëheqjen e Haxhiut

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiut, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin për KPK-në, shkruan Gazeta Metro.

Abdixhiku, në postimin e tij të bërë në Facebook, ka deklaruar edhe se, Kosova meriton më mirë dhe se ajo mundet më shumë.

‘‘Këta kaq dinë, por megjithatë duan më shumë. Prandaj përveçse të padijshëm janë dhe të rrezikshëm. Dorëheqja, si akt moral, është domosdoshmëri, e rendi kushtetues është i shenjtë – diçka që popullistët s’arrijnë ta kuptojnë asnjëherë’’, ka thënë i pari i LDK’së ndër tjerash.

Nga logjika e ‘vajit në tepsi’,

tek sulmet ndaj rendit juridik.

Një Ministri e një ministre që cenon rendin kushtetues të Republikës, s’mund të sjellë politika të drejtësisë. Ky është interpretimi i Gjykatës më të lartë në vend – cenim i rendit kushtetues dhe rendit juridik.

Një ministre që në vend skuqjes e dorëheqjes sulmon Gjykatën Kushtetuese s’mund të jetë as bartëse e Ministrisë së Drejtësisë. Çfarë shembulli drejtësie e barazie për qytetarët punëtorë e të drejtë?! Pse duhet të tjerët të respektojnë Gjykatat kur ato s’respektohen nga pushtetarët?

Kosova meriton më mirë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close