LajmeMaqedoni

Në Universitetin e Tetovës u mbajt turneu i shahut i organizuar nga Sindikata e të Punësuarve të UT-së

Në ambientet e Universitetit të Tetovës, sot u zhvillua me sukses turneu i shahut i organizuar nga
Sindikata e të Punësuarve në Universitetin e Tetovës. Në këtë aktivitet morën pjesë 20 garues nga
radhët e të punësuarve dhe studentëve, të cilët konkurruan në një atmosferë sportive, miqësore dhe
me frymë të lartë fair-play.
Turneu u zhvillua sipas sistemit zviceran të garimit, në shtatë xhiro, duke sjellë përballje interesante
dhe një nivel të lartë rivaliteti mes pjesëmarrësve. Pas përfundimit të të gjitha xhirove, fitues i
turneut u shpall z. Qebir Xheladini, i cili me paraqitjen e tij të shkëlqyer siguroi vendin e parë.
Vendin e dytë e zuri z. Jasin Saiti, ndërsa vendi i tretë i takoi z. Altin Abduramanit, të cilët
gjithashtu zhvilluan një garë të denjë dhe dëshmuan nivel të lartë loje gjatë gjithë turneut.
Në ceremoninë përmbyllëse u ndanë çmime të veçanta për tre fituesit, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit
u nderuan me mirënjohje, në shenjë vlerësimi për angazhimin, pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre
në realizimin me sukses të këtij aktiviteti sportiv.
Çmimet dhe mirënjohjet u ndanë nga këshilli organizues i turneut, i përbërë nga z. Florian Nesimi,
Prof. Dr. Shefket Dehari, z. Ali Salihi dhe z. Ramadan Osmani, të cilët i falënderuan të gjithë
garuesit për pjesëmarrjen dhe frymën sportive që e karakterizoi këtë aktivitet.
Drejtuesit e Universitetit të Tetovës, në krye me Rektorin Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, i përgëzuan
organizatorët për realizimin e suksesshëm të turneut, duke theksuar se aktivitete të tilla kontribuojnë
në forcimin e jetës universitare dhe krijimin e një mjedisi bashkëpunues ndërmjet stafit dhe
studentëve.
Ata vlerësuan se përmes lojës së shahut promovohen jo vetëm aftësitë strategjike dhe analitike, por
edhe vlerat e bashkëpunimit, respektit të ndërsjellë, disiplinës dhe frymës së garës së ndershme.
Njëkohësisht, ata theksuan se organizime të këtilla shërbejnë si nisma të rëndësishme për
promovimin e kulturës sportive dhe intelektuale brenda Universitetit të Tetovës, duke e shndërruar
shahun në një urë komunikimi, bashkëpunimi dhe afrimi mes anëtarëve të komunitetit universitar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close