RajonTopLajm

Në takim me të rinjtë e të rejat Evgjen Thaçi,ja çfar ka për të na thënë

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Evgjeni Thaçi në rrjetin social Facebook, ka informuar se ajo ka zhvilluar takim me të rinjtë dhe të rejat e PDK-së, informon nmk-post.

Thaçi ka shkruar se disa po i shfrytëzojnë të rinjtë për aktivitetet e tyre të stilit komunist, ndërsa ne me vajzat dhe djemtë e rinj flasim për planin tonë që synon perkrahjen e tyre dhe krijimin e kushteve për ti bërë sa me konkurrues për tregun e punës.

Ja postimi i plotë:

“Ndërkohë që të tjerët i shfrytëzojnë të rinjtë për aktivitetet e tyre të stilit komunist, ne me vajzat dhe djemtë e rinj flasim për planin tonë që synon perkrahjen e tyre dhe krijimin e kushteve për ti bërë sa me konkurrues për tregun e punës.
Nxitja e kompanive për të punësuar të rinj, llogaritja e vullnetarizmit dhe praktikës si përvojë pune, mbështetja e sipërmarrësve të rinj, promovimi i sportit, bursat për të rinjtë e talentuar, krijimi i Kartes së Rinisë për lirime në sherbime publike, aktivizimi i Kartës së Studentit, etj. janë vetëm disa nga pikat e planit #Rimëkëmbje për rininë.
Shallat e kuq ia lëmë historisë tragjike të pionerëve të komunizmit. Është koha për të ecur përpara me ide dhe qasje progresive perëndimore. #PDK134”, ka shkruar Evgjeni Thaçi./Nmk-post/

Related Articles

Back to top button
Close
Close