LajmeMaqedoniShendeti

Në Shkup mbahet Kongresi i 14-të ballkanik për gjenetikë humane dhe Takimi i 9-të për sëmundje të rralla i Evropës Juglindore

Në Shkup prej sot e deri të shtunën do të mbahen Kongresi i 14-të ballkanik për gjenetikë humane dhe Takimi i 9-të për sëmundje të rralla i Evropës Juglindore, të organizuar nga Shoqata për Gjenetikë Humane në Maqedoni (SHGJHM) dhe Shoqata për Sëmundje të Rralla në Maqedoni (SHSRM), me mbështetje të shoqatave të pacientëve për sëmundje të rralla nga vendi.

Konferenca e quajtur “Sëmundje gjenetike – nga diagnostika deri në parandalim dhe terapi” i është kushtuar pacientëve me sëmundje të trashëguara, ndërsa veçanërisht atyre me sëmundje të rralla.

Në konferencë pritet prania e rreth 200 punëtorëve shkencorë dhe shëndetësorë nga vendi, Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Rumania, Sllovenia, Serbia, Turqia, Kroacia dhe Mali i Zi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close