
Dhjetë paketime më të mëdha në qese janë zbuluar sot në ora 01:05 minuta në Fushat e Banishtit, në afërsi të linjës kufitare me Republikën e Shqipërisë, në afërsi të fshatit Ame në Dibër.
Nga MPB informuan se marihuana është gjetur nga ana e nëpunësve policorë nga Stacioni policor për kontrolle kufitare dhe mbikëqyrje kufitare “Bllato”, Qendra rajonale Perëndim.
“Është kryer ekspertizë dhe u konstatua se në paketimet ka marihuanë me peshë të përgjithshme prej rreth 200 kilogramë, me vlerë mbi 500.000 euro. Për ngjarjen u informua Prokurori publik dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, do të ngritet padi adekuate”, sqarojnë nga MPB.