LajmeSport

“Ia falën golin!” Akuzat e rënda të legjendës që po çmendin fansat e Argjentinës!

Një deklaratë bombastike nga legjenda Peter Schmeichel ka ndezur një debat të fortë, pasi ai pretendon se goli historik i Lionel Messit kundër Austrisë duhej të anulohej.

“Nuk mendoj se ai gol duhej të njihej. Mac Allister rrëzoi me faull Xaver Schlager dhe VAR-i duhej ta kthente aksionin pas. Është një gabim i qartë i arbitrit dhe ndihem i frustruar,” deklaroi Schmeichel për “Fox Sports”.

Gjithsesi, edhe një anulim i mundshëm nuk do t’ia hiqte rekordin 38-vjeçarit argjentinas, pasi ai gjeti rrugën e rrjetës sërish në minutat shtesë. Vetë Messi u shfaq i rraskapitur pas ndeshjes, duke u shprehur: “Jam shumë i lodhur dhe po luaj me energjitë e fundit, por po e shijoj në maksimum këtë moment.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close