LajmeMaqedoniTopLajm

Në repartet infektive në Maqedoni mjekohen 492 pacientë me Covid-19

Në repartet infektive në vend në 24 orët e fundit raportohet se mjekohen gjithsej 492 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për koronavirus, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 28 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 39 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë janë 15 pacientë, në Veles mjekohen 31 të sëmurë, në Kumanovë 74 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19. Në kovid-qendrën në Ohër janë hospitalizuar 56 pacientë, në Prilep 84, në kovid-qendrën në Gostivar 17, ndërsa në Strugë 20 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë hospitalizuar 32 pacientë, në Koçan shtatë, në Kërçovë nëntë, Kavadar 57, në Gjevgjeli dhjetl persona, ndërsa në Dibër 13 raste pozitive dhe të dyshimtë me Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirusin që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 795 dhe ka rreth 342 shtretër spitalorë të zbrazët në qendrat kovid.

Përndryshe, siç theksohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë shtretër të lirë spitalor që kanë qasje në oksigjen. Ministria ka kontroll në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë repartet plotësisht do të zgjerohen, qëndron në kumtesë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close