
Në 12 shkurt do të hidhet shorti i edicionit të pestë të Nations League ku Kombëtarja shqiptare dhe ajo e Kosovës do të mësojnë fatet e tyre.
Kuqezinjtë, për shkak se në edicionin e kaluar u renditën të fundit në Grupin e tyre në Ligën B të kompeticionit, zbritën një kategori më poshtë, pikërisht në Ligën C. Në këtë ligë në momentin e shortit, skuadra e drejtuar nga Sylvinho do të jetë në vazon e parë duke qenë se është një prej skuadrave me koeficientin më të lartë në Ligën C. Në këtë vazo, bashkë me kombëtaren tonë janë Islanda, Mali i Zi dhe Kazakistani. Ndërsa në vazot e tjera te kësaj lige janë Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia, Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro, Estonia, Moldavia, San Marino si dhe skuadrat fituese nga playoffi Letonia ose Gjibraltar dhe Luksemburg ose Malta.
Ndërsa Kosova është në Ligën B dhe është pozicionuar në vazon e katërt së bashku me Suedinë, Maqedoninë e Veriut dhe Irlandën e Veriut, ndërsa skuadrat e tjera në Ligën B janë Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli, Zvicra, Bosnje Hercegovina, Austria, Ukraina, Sllovenia, Gjeorgjia, Irlanda dhe Rumania. procedura e Nations League parashikon që fitueset e Ligave ngjiten në kategori, pra shkojnë një Ligë më lart, ndërsa ato të vendeve të fundit zbresin një ligë më poshtë, po kështu ka edhe ndeshje playoffi për ligat C/D.



