BotaLajme

Në Parlamentin suedez do ulen dhe dy shqiptarë (FOTO)

Dy shqiptarë do të jenë pjesë e Parlamentit suedez, Aida Birinxhiku dhe Adnan Dibrani. Aida Birinxhiu është me prejardhje nga Peja, por e rritur në Suedi. Pas fitores ajo ka shkruajtur në Facebook: Tani që të gjitha votat janë numëruar, nga zemra, dua t’ju falënderoj për besimin për të përfaqësuar Hallandin si deputete. Mirënjohja ime për mbështetjen tuaj të paçmuar nuk mund të shprehet me fjalë. Ndihet ende kaq joreale.

Lajmin e ka shpërndarë edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu e cila thotë se krahas Aidës, një tjetër shqiptar ka fituar mandatin e deputetit.

“Një super lajm si ky, të bën të ndihesh krenare. Aida Birinxhiku nga sot zyrtarisht është zgjedhur deputete në Parlamentin e Suedisë. Ajo do të jetë përfaqësuese e opozitës. Bashkë me Aidën, mandatin e ka fituar edhe Adnan Dibrani”, shkruan Deliu. Adnan Dibrani është një emër i njohur, pasi është zgjedhur katër herë deputet në Suedi. Ai gjithashtu është dhe shqiptari i parv që është ulur në kuvendin suedez.

Related Articles

Back to top button
Close
Close