Në një shpellë në Peleshac të Kroacisë është gjetur vend i lashtë ilir, ja si duket /FOTO

Hulumtimet arkeologjike në shpellën në Liqenin e Zi në Peleshac, gjatë fundit të majit dhe fillimit të muajit qershor, kanë zbuluar gjetje të vlefshme arkeologjike të cilat çojnë drejt asaj që shpella është shfrytëzuar si vend i shenjtë ilir, nekropol dhe vendbanim për mileniume, përcjell TV21.
Ndër gjetjet më interesante, të publikuara nga Muzeu i Dubrovnikut janë miniaturat greke dhe enët lokale të cilat janë shfrytëzuar për qëllime rituale, pjesë nga koka keramikë e hyjnive dhe mbetje njerëzore nga periudha të ndryshme.

Pozicioni dominues i shpellës dhe volumi i kërkimit
Shpella Liqeni i Zi është 238 metra e gjatë dhe 94 metra e thellë, e vendosur nën një grumbull të madh gurësh prehistorikë në kodrën Ilin mbi Ponikë, ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e komuniteteve lokale gjatë katër mileniumeve të fundit për shkak të pozicionit të saj dominues. Gjatë hulumtimit, u hapën dy sonda me një sipërfaqe totale prej rreth 6 metrash katrorë, në të cilat u zbuluan gjetje dhe njohuri të shumta me vlerë, transmeton Index.hr

Funksionet e shpellës nëpër periudha historike
Në Epokën e Bronzit, kryesisht gjatë mileniumit të 2-të para Krishtit, shpella shërbeu si një formë habitati: një strehë për shkak të periudhave të konfliktit, (mos)mundësive të motit ose si një habitat sezonal.
Në fund të Epokës së Bronzit dhe fillimit të Epokës së Hekurit, rreth shekujve 9 deri në 6 para Krishtit, disa pjesë të shpellës u përdorën si nekropol, një vend varrimi për banorët e komunitetit prehistorik, siç dëshmohet nga fragmente të kockave njerëzore, veçanërisht kafka të gjetura në një argjinaturë guri. Në shekujt e fundit të mijëvjeçarit të 1 para Krishtit, shpella u përdor intensivisht, kryesisht pjesët e saj të hyrjes, kur flitet për komunitetet ilire që banonin në këto zona.


Ekipi kërkimor i Muzeut Arkeologjik të Muzeve të Dubrovnikut u drejtua nga kuratori Domagoj Perkić dhe përfshinte arkeologët Krešimir Grbavac dhe Paula Knego, si dhe restauratoren Sanja Pujo, ndërsa bashkëpunëtorë të jashtëm ishin arkeologia Karmen Butigan dhe speleologia Nataša Cvitanović nga klubi speleologjik Ursus Speleus.



