LajmeShowbiz

Në muajin e qershive, Kim Kardashian vishet me fustan me qershi gjatë vizitës së saj në Romë

Kim Kardashian shfaqi linjat e saj trupore në një fustan me printime të qershive, ndërsa dilte për darkë në Romë, Itali, të martën në mbrëmje.

40-vjeçarja eci rreth e rrotull në një palë taka ngjyrë kafe me gishta të hapur me rripa të kryqëzuar.

Ajo gjithashtu kishte vënë në kokë një kapelë të zezë me një gjethe marijuane në pjesën e përparme, teksa kishte vënë një buzëkuq mat.

Kardashian zgjodhi një pamje me makijazh, e cila përfshinte një rimel të lehtë në lëkurën e saj të nxirë nga dielli.

Ajo dukej në disponim të mirë, ndërsa ishte me pushime mes divorcit të saj të vazhdueshëm nga Kanye West, i cili thuhet se kohëve të fundit ka nisur një lidhje me Irina Shayk.

Nëna e katër fëmijëve është parë me një shoqen e saj, Tracy Romulusas dhe artistin e grimit Mario Dedivanovic dhe parukierin Chris Appleton.

Një ditë më parë, Kim ishte për vizitë në shtetin e Vatikanit.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close