LajmeMaqedoniTopLajm

Në momentin që Mickoski po fliste, kryetari i komunës u rrëzua (VIDEO)

Në konferencën e sotme për media që e pati kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ishin prezent edhe kryetarët e komunave nga radhët e kësaj partie.

Mickoski derisa po përgjigjej në pyetjet e gazetarëve për zhvillimet e fundit politike, kryetari i Koçanit, Lupço Papazov u alivanos, duke rënë për toke. Alivanosja e tij ishte edhe fundi i konferencës së sotme, pasi të pranishmit, si edhe kryetari, u drejtuan kah Papazov.

Papazov arriti të fitojë në balotazhin e 31 tetorit me 8 697 vota, gjegjësisht vetëm me 16 vota (0.09 përqind) më shumë se kundërkandidati i LSDM-së, Nikollço Ilijev, i cili mori 8 681 vota.

Kryetari Mickoski përmes një njoftimi ka sqaruar që gjendja e kryetarit është stabile, duke vlerësuar që kjo është për shkak periudhës intensive nëpër të cilën kanë kaluar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close