LajmeMaqedoniTopLajm

Në Maqedoni nuk përfundojnë shakatë me dorëheqje

Në maqedoninë e Veriut nuk kanë të ndalur shakatë me dorëheqje.

Kohëve të fundit ka filluar të bëhet shprehi loja me dorëheqje nga ana e funskionerëve dhe liderëve të partive politike, shkruan TOP24.

Së fundmi pas tragjedisë në Tetovë dhanë dorëheqje ministri Venko Filipçe dhe zëvendësi i tij Ilir Asani por për ironi kryeministri tani më i dorëhequr nuk e pranoi dorëheqjet së bashku me zëvendëskryeministrin Artan Grubi.
Pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale të 2021 Zoran Zaev dha dorëheqje që këtij të fundit dorëheqjen mos ia pranojnë bashkkoalicionuesit e tij Menduh Thaçi, Ali Ahmeti dhe Arjanit Hoxha.

Kur flasim për Menduh Thaçin kemi përshtypjen se modeli i dorëheqjes së pa pranuar është jernek i tij që po ua përcjell të tjerëve ashtu siç ia mbolli në kokë edhe Ziadin Selës i cili edhe pas humbjes nuk është tërhequr akoma.
Pasi kryeministri dha dorëheqje i pari në takim që u prononcua ishte Menduh Thaçi i cili pa mos e kursyer veten tha se ai nuk e pranon dorëheqjen e kryeministrit Zaev, duke vazhduar me këtë qëndrim edhe zëvendëskryeministri Grubi i cili në një vijë me Menduh Thaçin nuk pranon të dorëhiqet Zoran Zaev.

I fundit mbështetje për qëndrueshmëri të koalocionit dha edhe sekretari gjeneral Arianit Hoxha i cili po ashtu shprehi qëndrimin e tij kundër dorëheqjes së Zoran Zaevit.
Pas shumë dorëheqjeve të pa realizuara tani të presim kush e eka radhën të dorëhiqet për të mos u tërhequr. /TOP24/

Related Articles

Back to top button
Close
Close