LajmeShowbiz

Në kopertinën e revistës prestigjoze, Dua Lipa flet për momentin kur u shpall Pavarësia e Kosovës

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën e famshme ndërkombëtare “Vanity Fair”. Në rrëfimin e saj, ajo ka folur dhe për Kosovën dhe jetesën për disa vite atje. E pyetur për momentin kur Kosova shpalli Pavarësinë, Dua tha se e kujton fare mirë, pasi familja e saj ishte në Prishtinë në atë periudhë.

“Më kujtohet që pashë gëzimin e prindërve të mi dhe të familjes time dhe të gjithëve, duke dëgjuar tërë qytetin duke ulëritur kur u shpall Pavarësia e Kosovës”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se Dua ka lindur në Angli, por prindërit e saj janë kthyer sërish në Kosovë kur ajo ka qenë 11 vjeçe. Dua jetoi vetëm pak vite me ta dhe më pas vendosi që të rikthehej e vetme në Londër për të ndjekur ëndrrën e saj për muzikën./abcnews.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close