LajmeMaqedoniTopLajm

Drejtori Abdush Demiri, përuron rikonstruimin e Qendrës së Punësimit në Kumanovë

Drejtori i Agjencisë për Punësim, Abdush Demiri, i shoqëruar nga deputet i zonës, Bastri Bajrami qëndruam për vizitë në Qendrën e Punësimit në Kumanovë në të cilën u bë përurimi i rikonstruimit të saj, e cila ka marrë një pamje të re moderne dhe u rikonstrua tërësisht.

“Qendra e Punësimit në Kumanovë përfitoi një fasadë të re ku u ndryshua struktura e çatisë dhe dritaret e ndërtesës, me çka rriti edhe efikasitetin energjetik në të gjithë objektin. Është furnizuar edhe një koftor me pelet, i cili do të zvogëlojë dukshëm kostot e ngrohjes së ndërtesës që më parë është ngrohur me energji elektrike, gjithashtu u rinovua rrjeti i ujësjellësit dhe i kanalizimit”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Punësimit.

Të papunët dhe punëdhënësit, tani shërbimet e uljes së papunësisë dhe të rritjes së punësueshmërisë në Kumanovë mund t’i marrin në një vend që është funksional dhe i rinovuar në përputhje me standardet e mbrojtjes së mjedisit jetësorë dhe zvogëlimit të efekteve të ndotjes së ajrit. “Me rikonstruimin e Qendrës së punësimit në Kumanovë, qytetarët fituan një ndërtesë funksionale me standarde të larta”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Punësimit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close