LajmeMaqedoni

Në Kondovë votohet për zgjedhje parlamentare dhe presidenciale! Berisha: Presim numër më të madh të votuesve, për shkak të interesimit të mërgimtarëve

Në Kondovë të Sarajit po votohet edhe për zgjedhje presidenciale dhe për parlamentare, tha Agim Berisha, kryetar i vendvotimit 2451 në Kondovë. Berisha tha se në krahasim me raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, pret numër më të madh të votuesve për shkak të zgjedhjeve parlamentare, por edhe të interesimit të mërgimtarëve për të ardhur për të votuar në zgjedhje parlamentare.

“Besoj që do të jetë numri më i madh këtë radhë , për shkak edhe të mërgimtarëve edhe interesit më të madh të zgjedhjeve parlamentare”, tha Berisha.

Related Articles

Back to top button
Close
Close