LajmeSport

Në Itali të fiksuar pas Greenwood, Juventus-Napoli në garë për sulmuesin e United

Mason Greenwood i bindi të gjithë në Getafe, pasi kaloi një super sezon në Spanjë, megjithatë pas përfundimit të huazimit ai u rikthye te Manchester United.

Sipas raportimeve të medieve italiane, sulmuesi anglez nuk e sheh të ardhmen te “Djajtë e Kuq” dhe në këtë situatë klubet italiane janë duke i ndjekur me shumë interes zhvillimet që lidhen me të.

Juventus dhe Napoli pritet të nisin një garë për shërbimet e sulmuesit, me “Djajtë e Kuq” që nuk pranojnë asnjë ofertë më të ulët se 40 milionë euro pavarësisht se kontrata e Greenwood skadon në 2025.

Related Articles

Back to top button
Close
Close