LajmeMaqedoni

Në Gostivar për të votuar kanë aplikuar 129 të sëmurë

Sot në mëngjes, një ditë para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, në KKZ është bërë pranim dorëzimi i materialit zgjedhor. Bordet zgjedhore e marrin atë dhe më pas i drejtohen qendrave të votimit për të bërë përgatitjet përfundimtare për procesin zgjedhor të nesërm.

Gjithçka po shkon në mënyrën më të mirë, deri më tani nuk kemi pengesa dhe probleme, mendojmë se kështu do të vazhdojë. Gostivari është i gatshëm për mbarëvajtjen e zgjedhjeve nesër”, tha Aishe Osmani, nënkryetare e KKZ-së së Gostivarit.
Sot votojnë të sëmurët dhe të pamundurit. Në Gostivar janë regjistruar 129 persona të tillë, të cilët të drejtën e votës do ta ushtrojnë në shtëpitë e tyre, ku do të vizitohen nga këshillat zgjedhor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close