LajmeMaqedoniTopLajm

Iseni: Mickovski s’e ka problem BDI-në por rolin e shqiptarëve në Qeverinë e ardhshme

Analisti politik Xhenur Iseni, ka thënë se VMRO-ja nuk e ka problem BDI-në por shqiptarët dhe rolin e tyre në qeverinë e ardhshme

Analisti politik Xhenur Iseni, ka thënë se Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickovski, nuk e ka problem Ali Ahmetin dhe BDI-në, por rolin e shqiptarëve në Qeverinë e ardhshme.

Ai në “Debat Plus”, tha se rritja e retorikës nacionaliste ka qenë e pranishme edhe në të kaluarën.

“Për Mickovsit nuk është problem BDI por roli i shqiptarëve në qeverinë e ardhshme se sa fuqi politike do kenë. Kemi qenë dëshmitarë i kësja retorike në të kaluarën, konkretisht mes VMRO-së dhe BDI-së. Kjo rritje e retorikës nacionaliste, e Mickovsit vjen si pasojë e mungesës së qëndrimeve të tij për çështjet kyqe të shtetit, mundohet ta rrisë dozën e nacionalizmit, sidomos kur është e rrezikuar nga lëvizja Znam e Dimitrijevskit”, tha ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close