KulturëLajme

Ne dhe Epoka Kadare (Rrëfim)

Secilit nga ne i ka qëlluar të tregojë apo të dëgjojë një ngjarje me shkrimtarin Kadare. Do duheshin faqe pa fund, nëse do të shkruheshin, sepse plotësojnë bukur jetët tona. Rastet e shumta tregojnë se kur ndodhemi jashtë vendit, nëse identifikohemi nga Shqipëria, dëgjojmë menjëherë:- “Ah!“.“Po, Kadare!“Bravo!“Shumë mirë!“. Ndërsa ishim në Sofje për një takim pune, Rektori i Universitetit, z. Ivan Llallov, na thotë: –Keqardhje për ju shqiptarët që nuk keni ecur shumë përpara. Ju keni shkrimtarë të mëdhenj si Ismail Kadare.

Në Itali, je fare e ambientuar me njohjen e shkrimtarit ku ka marrë pafundësisht çmime ndër vite. Motra ime Nexhi, më tregon histori pa fund nga bisedat për Kadarenë. Një foto e saj me shkrimtarin e madh, gjatë një ekspozite pikture në Tiranë, të cilën e mban varrur në murin e dhomës, fillon dhe mbaron bisedat me miqtë dhe shoqërinë, tregon e tregon dhe në fund thotë është krenaria jonë, bio e shqiptarëve.

I thonë: -Po ti kur qënke kaq e madhe sa ke dalë në foto me shkrimtarin më të madh të botës, përse ke emigruar?. Eh…probleme, edhe vetë Kadare ka migruar përkohësisht, vend i bukur por i vështirë, nuk i mban dot njerzit e tij. Kur u largua, bleu mbi dhjetë libra, “Dantja i pa shmangshëm”. Më tha se vërtet që italianët nuk e njohin Danten sa ne. Ja u shpërndava disa refugjatëve të ardhur së fundi, ata veçse u përlotën thanë se; “ferri shqiptar, është më i fortë se i Dantes, ndaj jemi këtu.” Këto fjalë dhembin fort!

Do tju rrëfej një histori më të gëzuar, të rrëfyer nga një kolegu im, Vaso Samsuri, i cili prej vitesh të largëta, është mik me Zotin Kadare. Vaso është mësues letërsie, njeri i përgatitur dhe me humor, qëllonte të debatoje për ndonjë problem. Vaso, për ti dhënë fund debatit, fuste dorën në xhepin e brendshëm të xhaketës dhe nxirtte një foto të shkrimtarit Kadare. Këtu mbarronte debati dhe zëmërimi me Vason. Sa herë takohemi në Pogradec, gjithmonë bisedojmë rreth të Përbotshmit. Kështu i themi shkrimtarit në të folurën tonë të përditëshme. Ajo ç´ka Vaso më ka treguar është shumë interesante.

Ishte Nëntor i vitit, 1999, fill pas lufte, ku plumbat dhe bombat ende kërcisnin rreth e rrotull. Kadare me një kapele dhe një xhup të thjeshtë, dilte në shëtitje me miqtë e tij kosovarë nëpër rrugët e Prishtinës dhe rrëthinat e Kosovës. Një natë isha dhe unë, më kishte ftuar i ndjeri Vladimir Prela. Do takoheshim me Kadaren dhe gjatë një bisede në kafen e “Hotel Grandit”, na u afrua një gazetare gjermane, s’më kujtohet emiri i saj por mbiemrin e kishte, Blum. Ajo kish dëgjaur se në Prishtinën e pasluftës ndodhej shkrimtari i madh, po nuk e kish besuar.

U afrua tek ne dhe me një theks gjerman dhe anglishte të thyer, pyeti e habitur: -Kadareee?! –Po.- i thamë ne. Ajo e ngazëllyer vazhdoi të na pyeste vazhdimisht, nëse ishte Kadare i vëtetë apo sozia etij. Gazetares Blum, nuk i besohej se si një shkrimtar i lartë, vinte mes plumbash në Prishtinë. Ne pohonim që ishte i vërteti dhe se ai, s’kishte sozi. Znj.Blum e shtrengonte nga krahu si fëmijë, herë pas herë e përqafonte dhe përsëriste: -Vërtet Kadare, s’më besohet!

Filluam të qeshnim dhe të ngacmonim Helenën. Znj. Blum, kuptoi diçka dhe pyeti për ne të gjithë. U prezantuam dhe i thamë se Helena, ishte zonja Kadare, e vërteta. Edhe ne,( per mua dhe Ladin) jemi të vërtetë. Bëmë shaka, bëmë biseda serioze, për Kosovën, Shqipërinë, për gjermanët dhe Gjermaninë. Mirpo gazetarja “Blum”, nuk u shqit nga krahu i Kadaresë, duke e pyetur herë pas here dhe nuk u nda për rreth dy orë.

Prisnim që ajo të largohej, po e pamë që s´kishte ndërmend. Atëherë unë gjej rastin e thëras pak mënjanë gazetaren dhe me një anglishte të çalë i them; se ne bëmë shaka, ky nuk është Kadare i vërtetë, është sozia e tij. Madje dhe e shoqja edhe ne, jemi sozi. Si do të vinte shkrimtari i madh kur akoma lufta ishte prezente, siç sheh, plumbat, tymi, gjaku dhe varret janë rreth nesh.-Eh! Kështu mendova edhe unë, po si nuk më thatë më parë, humba shumë kohë, megjithse ishte kënaqësi biseda me ju. Na përshëndeti më dorë dhe iku pa u ndjerrë, duke shqiptuar disa fjalë gjermanisht- sa të çuditshëm këta shqiptarët!

Kur u ulën të pinim kafen e pasdrekës, Kadare që nuk i shpëton asgjë, na pyeti: -Çfarë komploti i bëtë vajzës gazetare që iku pa u ndjerë? Ne qeshëm, ndërkohë që na vështronte në sy, shumë serioz e priste përgjigjen tonë. -Po ja e pamë që po bëhej xheloze Helena dhe i thamë se ju jeni sozia. Në fakt, prisnim qortime, ndërsa ai qeshi. Po, ku ju vajti mendja tek sozia? – Ashtu ëëë, ma hodhët mua fajin.- tha Helena. –Po unë cila isha?- Edhe ti sozia, madje edhe ne! -E besoi e gjora gazetare. Ç´donte gjeniu në këtë kohë të tmerrshme! Dhe iku. –Keni bërë gabim! -vërejti Kadare.- Ishte gazetre e zonja dhe interesante. -Epo ç’na mbeti ne, që erdhëm nga larg e donim të rinimin bashkë me ju, ajo s´kish ndërmend të largohej. Na mori të gjithë kohën. Rrëfen me kënaqësi, Vaso.

Kam qeshur fort me këtë histori. Dhe, kur jemi takuar në Tiranë, i them: -Zoti Kadare, na flani që ju shqetësojmë ndonjëherë, pasi ne e dimë që ju s’jeni sozia. Qeshëm dhe kujtuam ngjarjen e ndodhur në Prishtinë. Po si mund të pranonte Zoti Kadare sozi, kur ai sozitë apo dytsat, i përshkruan me sarkazëm dhe ironi të fortë në librat e tij. E thënë shkurt. Ne jemi me fat!.

Një grup ish të burgosurish politik, midis tyre dhe Sherif Merdani, në panairin e Librit në nëntor të vitit 2015, tek mernin librin me dedikimin e shkrimtarit të madh, e përqafuan duke i shprehur mirënjohjen e madhe Zotit Kadare, se librat e tij, ishin i vetmi gëzim, e vetmja dritare nga shihnin botën dhe dritën e diellit, në birucat e ftohta dhe torturat e egra në burgjet e diktaturës komuniste.

Adelina, emigrante në Athinë se bashku me familjen e saj, tregon shpesh sa herë vjen, histori rreth shkrimtarit Kadare. Këtë herë më tha se kur ishte shtruar në spital, në dhomë kishte një zonjë të moshuar greke, që lexonte një libër të cilin e mbante poshtë jastëkut. Kur e pyes një ditë se çfar po lexonte deri natën vonë. Me thotë se ishte një libët i shkrimtarit të madh Ismail Kadare, është shkrimtari im i preferuar. Po, e di shumë mirë, motra ime po bën një dokumentar pë të. Ajo u ngrit menjëherë dhe erdhi të më përqafonte, më ndihmoi dhe më shërbeu aq shumë sa u vura në pozitë. Ndaj të lutem, do më japësh një dvd. t´ia shpie se më dha numrin e telefonit dhe u kujdes shumë për mua. Ashtu bëmë, i dërguam nje kopje. Lumturia e saj ishte e madhe. Sa here ndodhemi keq vazhdon Adelina, kur na shajnë Shqipërinë ne mburemi se jemi një popull që kemi nxjerrë shkrimtarin më të madh në botë.

Erioni, një djalë shumë i përgatitur, ekonomist e biznesmen i sukseshëm, na tregonte se së bashku me familjen e tij kishte kaluar pushimet e verës në ishujt Malvive. Si zakonisht bashkëpushuesit nga mbarë bota miqësohen me njëri -tjetrin dhe pyesin me kërshëri për vendet nga vijnë. Duke qenë kaq larg e kisha shumë vështirë të shpjegoja se nga vija e përpiqesha të sqaroja vendin si aspekt gjeografik. Mirpo pa mbaruar shpjegimin ta prisnin se e njihnin këtë vend, prej shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Kishin lexuar, “Prillin e thyer” apo “Kush e solli Doruntinën”.etj. Dhe bëheshim miq, ata ishin shumë kurriozë të dinin për Shqipërinë e vogël më këtë emër të madh. Sa herë takoheshin, miqtë e përshëndesnin:- Hi, Albania KADARE!

Jemi me shoqe në shëtitje buzë Liqenit dhe nga larg shohim zotin Kadare i cili po përkëdhel, një bebe nëntë muajshe. -Ja edhe kështu se kishim parë, të përkëdhelë një bebe, më thotë mikja ime. Njerzit përshëndeten natyrshëm dhe e mbajnë si një gjest të veçantë për një kohë të gjatë. E dinë ku e pi kafenë e mëngjesit, e rethojnë me dashuri dhe kuriozitet të veçantë dhe i kërkojnë të bëjnë foto. Të tjerë ngadalsojnë hapin mos i kalojnë përpara dhe e lenë pas, njeriun simbol të vendit të tyre.
Gjinovefa, është mjeke në prag të pensionit, një zonjë e përkryer. Një bashkëshorte dhe nënë e rrallë. Kujton, se kur ishin studente i dërgonin letra shkrimtarit të madh. Dhe jo vetëm unë, thekson Gjena, plot nga studentet.

Secila veç ose disa së bashku, e kishim si ritual, që sapo delte një libër i ri i Kadaresë, ne e lexonim me një frymë. Ishim studente dhe kur s´kishim mundësi, bashkonim paratë dhe e blinim duke pritur radhën ta lexonim me padurim. Pastaj i shkruanim letra shkrimtarit, i’a dërgonim në adresën e Lidhjes se Shkrimtarëve, por e kishim gjetur dhe adresën e shtëpisë. Kështu jetonim me librat dhe debatet që ngjallnin nga përmbajtja e veçantë e tyre. Ne e ngacmojmë, duke e pyetur se çfar i shkruanin, ajo qesh dhe thote:- E falenderonim dhe e uronim për librat, por edhe i tregonim për ndonjë ngjarje që përjetonim. Vazhdojmë ta ngacmojmë.- Po, Milloshi e dinte? -Jo, por ja kam treguar më pas, sepse ne si familje e adhurojmë veprën dhe Zotin Kadare. Tregon Gjena duke buzëqeshur. E kështu pa fund në çdo anë e profesion zuri vend në jetët tona, Epoka Kadare.

Pa fund tregojnë ata që realizuan filma me skenar mbi veprën e tij, apo dramatizuan në skenat tetrore. Një mardhenie interesante është ajo e piktorëve,që guxuan të bënin portretin e shkrimtarit apo tablo të frymëzuara nga librat e tij. Agim Janina bën një skicë të çuditëshme me tel. -Po, kështu thjesht,- thote Gimi, -Se ku kapet psikologjia dhe gjenia e tij. Gazmend Leka bën kopertinën e veçantë të librit S.P.I.R.T.I.T.U.S. Lumturi Blloshmi, realizon në telajo,“Kush e solli Doruntinën”, me imazhin po aq të bukur sa në librin e tij. Gjirokastra e Lumes është mahnitëse, të kujton“Kronikë në gur”…”Ky ishte një qytet i pjerrët, ndoshta më i pjerrti në botë, që kishte thyer të gjitha ligjet e urbanistikës. Nga shkaku i pjerrësisë së madhe ndodhte që në nivelin e pullazit të njërës shtëpi gjendeshin themelet e tjetrës…”

Piktori Bashkim Ahmeti, hapi një ekspozitëme të madhe në galerinë Kombëtare në Tiranë. Një pavion i tëre më portrete të shkrimtarit, dhe kompozime me fragmente nga vepra e Kadaresë, si “Prilli i thyer”,“Ura me tre harqe”, etj. Piktori tregon; -Ai është shkrimtar i madh, gjeniu i letrave shqipe. Kam pasur rastin të takohemi edhe të diskutojmë.

Raporti im me të është raporti i një adhuruesi të letërsisë dhe artit të tij. Ahmeti thekson se; idetë e Kadaresë janë në fondamentin e mbrujtjes së tij intelektuale. Veç artit, është gjithashtu Gjirokastra që i bashkon, duke qenë qyteti i lindjes së shkrimtarit dhe piktorit.-Jam vazhdimisht nën imazhin dhe impresionet e Gjirokastrës, por sigurisht mënyra si e ka parë Kadareja, Gjirokastrën nuk mund të ketë shkuar pa influencuar në përfytyrimet e mija.-thekson piktori.

Artistw të vjetër e të rinj të fushave të ndryshme të artit, e kanë shkrimtarin, një pikë referimi të fortë për të zhvilluar artin e tyre. Mbetesh pa fjalë në se takon Natasha Begën.- Çfar thua të lutem shumë. Kadare është materie hyjnore. Materiet hyjnore nuk kanë çmime, ata janë vetë çmimi. Çmimi i jetës sonë, që s’do kish vlerë pa të. Veten time e shoh si pjesë të Epokës, që mori lehtësisht emrin e tij, për nga vlerat dhe kontributin që dha në pasurimin e jetës shpirtërore të njeriut. Ai ishte dritarja nga vinte ajri dhe jeta ndryshe, per të mbajtur të gjallë dhe me frymë njeriun e asfiksuar nga doktrina komuniste, prandaj jeta ime, si edhe e shumë shqiptarëve është e lidhur fort me emrin e tij. Ai dha vlera jo vetem jetës por edhe artit tim si pjesë e saj.

Të tjerë vazhdojnë të tregojnë, si pjesë e një shoqërie që kërkon të ndryshojë botën për mirë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close