LajmeMaqedoniTopLajm

Ndryshon çmimi i benzinës dhe dizelit

Prej sonte në mesnatë çmimi me pakicë i dizelit do të ulet për gjysmë denari dhe do të jetë 64 denarë, në Maqedoninë e Veriut, ndërsa benzina do të shtrenjtohet për gjysmë denari dhe do të shitet me çmim prej 73,50 denarë për një litër BS-95 dhe 75,50 denarë për një litër BS-98.

Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) mbetet 64 denarë për një litër, ndërsa mazuti M-1 NS do të lirohet për 0,504 denarë për një kilogram dhe tani do të jetë 39,360 den/kg.

Në elaborimin e vendimit, me të cilin bëhet zvogëlimi i çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore (KRRE) informuan se gjatë periudhës së kaluar shtatëditore, çmimet referente në bursat botërore mesatarisht shënojnë rritje te benzina për 1,238%, te dizeli për 0,08%, te vaji ekstra i lehtë ka zvogëlim për 0,112% dhe te mazuti zvogëlimi është për 1,447%, ndërsa në periudhën e njëjtë kursi i denarit në krahasim me dollarin është më i ulët për 0,154%, shkruan TV21/21Media

Related Articles

Back to top button
Close
Close