
Klina dhe Malisheva kanë mirëpritur mbrëmë Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Përkrahje të madhe në këtë tubin ka marrë edhe deputetja Rrezarta Krasniqi, e cila është shprehur e bindur se ndryshimi po bëhet i pandalshëm.
“Përkrahje e jashtëzakonshme në Klinë dhe Malishevë. Sot Klina, Malisheva dhe Kieva tregoi se besimi në LDK-në dhe vizionin për ndryshim është më i madh se kurrë. Me këtë përkrahje të fuqishme, ndryshimi po bëhet i pandalshëm”, ka shkruajtur Krasniqi në Facebook. /Gazeta Infokus



