LajmeRajon

Ndryshimet statutore/ LSI me emër të ri, Kryemadhi dorëhiqet nga drejtimi i partisë

Konventa Kombëtare e LSI-së miratoi këtë hënë ndryshimet e Statutit.

Pas paraqitjes edhe të dorëheqjes të Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi si dhe në kushtet ku të gjitha strukturat e tjera drejtuese janë me mandat të përfunduar, kërkohet krijimi i Komitetit Organizator, me këto detyra:

Komiteti Organizator, ngarkohet nga Konventa Kombëtare, për drejtimin e partisë dhe përfaqësimit të saj në të gjitha nivelet.

Monika Kryemadhi erdhi në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qershor të vitit 2017, pas dorëheqjes së Petrit Vasili, për shkak të rezultatit humbës në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Ndërkohë, LSI-së iu rikthye themeluesi i saj Ilir Meta. Ai mori kartën e anëtarësisë brenda më pak se 24 orëve pasi dorëzoi detyrën e kreut të shtetit. Në fjalimin që mbajti sot në Konventë, ish-presidenti njoftoi dhe emrin e ri të partisë.

LSI, nga sot do të quhet Partia e Lirisë. Lajmin e dha ish-presidenti Ilir Meta sot në Konventën Kombëtare.

“JU ftoj nga partia e LSI-së në partinë e lirisë, në partinë e sovranitetit, në partinë e referendumit. Do të matemi shumë shpejt, partia e patronazhistëve dhe Dushan Mugoshës, partia e lirisë dhe e gjithë shqiptarëve. Rroftë Shqipëria e lirë dhe demokratike. Rroftë Kosova, shtet i pavarur, lavdi kombit tonë”, tha Meta.

Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close