LajmeMaqedoniTopLajm

Ndryshimet e Ligjit për letërnjoftim para Komisionit ligjvënës-juridik

Komisioni Ligjvënës juridik sot në seancë do të debatojë për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për letërnjoftim, në lexim të parë.

Siç qëndron në elaborimin e propozim tekstit, sjellja e ligjit do të implikojë rishikim të aktit nënligjor me të cilin rregullohet formulary I kërkesës për dhënien e letërnjoftimit, formulari i vërtetimit për kërkesën e parashtruar për dhënien e letërnjoftimit, formularin e letërnjoftimit, procedurën për dhënien dhe zëvendësimin e letërnjoftimit, si dhe për mënyrën e mbajtjes së evidencës për letërnjoftimet e dhëna, në drejtim të harmonizimit të tyre me Ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve, si dhe harmonizimin e tyre me amendament kushtetues XXXIII lidhur me harmonizimin e emrit të shtetit, si dhe harmonizimi me ligjin kushtetues për zbatimin e amendamenteve nga XXXIII deri në XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Letërnjoftimet të cilat e përmbajnë mbishkrimin “Republika e Maqedonisë”, të dhëna deri në ditën e zbatimit të këtij ligji, do të vlejnë deri në skadimin e afatit I cili është theksuar në letërnjoftim më së voni deri më 12 shkurt të vitit 2024.

Ky ligj do të hyjë në fuqi në ditën e tetë nga dita e shpalljes në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” ndërsa do të zbatohet nga 1 korriku i vitit 2021.

Related Articles

Back to top button
Close
Close