LajmeSport

Ndryshime në listën e Kombëtares, Silvinjo zbulon zgjedhjet. Zyrtarizohet axhenda para sfidës me Serbinë

FSHF ka zyrtarizuar axhendën për Kombëtaren para sfidës me Serbinë. Kështu nesër në orën orën 11:00 do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit Silvinjo në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ndërsa do të zbulohet lista e lojtarëve të ftuar.

Lista e Kombëtares do të ketë ndryshime të detyruara, për shkak se mund të përmendim rastin e Marash Kumbullës që është i dëmtuar. Grumbullimi do të nisë ndërkohë zyrtarisht të hënën.

Njoftimi i FSHF-së:

“Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në aksion për ndeshjen e radhës kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Serbisë dhe për sfidën miqësore ndaj Jordanisë.

Grumbullimi zyrtar do të nisë ditën e hënë, më 6 tetor, ndërsa shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho është programuar këtë të premte, më 3 tetor. Në të njëjtën ditë, në orën 11:00, do të mbahet edhe konferenca për shtyp e trajnerit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Seanca e parë stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet më 6 tetor.

Ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet më 11 tetor, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45.

Ndërsa miqësorja Shqipëri – Jordani do të zhvillohet më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Ashtu siç është bërë e ditur, sipas marrëveshjes së arritur para nisjes së edicionit kualifikues, nuk do të ketë tifozë shqiptarë në Leskovac, ashtu siç nuk kishte tifozë serbë në Tiranë”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close