LajmeRajon

Ndryshim drastik i motit – Dje diell, sot borë në Zagreb

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ndryshimi i madh i motit ka prekur Kroacinë. Në një rajon të Zagrebit të martën ka rënë borë, ndërsa një ditë më parë temperaturat ishin me diell.

Në Zagorje, vend që është afër Zagrebit, temperaturat kanë rënë me 20 gradë Celsius në 24 orë. Në orën 14:00 të hënën, në kryeqytetin kroat ishte 27 gradë, të martën në të njëjtën orë temperatura ka shënuar vetëm 7 gradë.

Ndryshim temperaturash pritet edhe në Maqedoninë e Veriut.

Nesër dhe të enjten do të ketë paraqitje lokale të jostabilitetit me të reshura të shiut, bubullima dhe erë të fuqishme me mbi 70 kilometra në orë, lokalisht në formë të motit të ligë.

Prej të premtes, e posaçërisht gjatë fundjavës, për shkak të uljes së masës së ftohtë ajrore, të reshurat në male dhe vendet më të larta do të jenë të borës dhe do të formohet shtresë e re e borës. Të reshurat përkohësisht do të jenë të mëdha, në disa vende mbi 40 litra në një metër katror për periudhë të shkurtë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close