LajmeRajonTopLajm

Historike: Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE, pas një muaji flasin Ministrat

Asambleja Parlamentare ka votuar PRO me shumicë votash që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës.

Shumica e deputetëve prezentë në Asamblenë Parlamentare u shprehën dhe votuan pro Kosovës, ndërsa Serbia ishte e pafuqishme ta pengonte këtë.

Paraprakisht, Asambleja i hodhi poshtë me rend amandamentet e propozuara nga Serbia.

Kosovës tani i ka mbetur vetëm një hap për anëtarësim në KiE, që është votimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm në muajin maj nëse hyn në rend dite.

Shumica e deputetëve që kanë marrë fjalën, e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close