Ndodhë edhe kjo: Zelanda e Re “pushtohet” nga bora dhe i ftohti

Këto pamje vijnë nga Zelanda e Re e cila është përfshirë nga një valë e fuqishme të ftohti me origjinë nga Antarktida. Reshjet e dendura të borës, ngricat dhe erërat kanë përfshirë pjesë të mëdha të vendit, duke sjellë temperatura që në disa zona kanë zbritur deri në minus 9 gradë Celsius. Në kryeqytetin Wellington, bora ra deri në nivelin e detit, një fenomen që nuk ishte regjistruar prej më shumë se një dekade.
Banorët dolën në rrugë për të shijuar reshjet e rralla, ndërsa rrjetet sociale u mbushën me foto dhe video që tregonin peizazhet e bardha dimërore.
Në qytetin Dunedin, bora mbuloi rrugët duke i kthyer ato në pista të improvizuara skijimi. Ndërkohë, në Christchurch, një avion u detyrua të ndërpriste uljen për shkak të erërave të forta dhe reshjeve. Policia u bëri thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme, pasi shumë automjete dolën nga rruga për shkak të akullit. Shërbimi meteorologjik parashikon se temperaturat do të mbeten shumë të ulëta edhe në ditët në vijim.



