LajmeTeknologji

Ndikimi i teknologjisë në zhvillimin emocional dhe psikologjik të fëmijëve

Përdorimi I teknologjisë është rritur vazhdimisht viteve të fundit. Përdorimi I tepërt i teknologjisë ka ndikuar negativisht por ka edhe anë të shumta që janë pozitive.

Ndryshimet dhe zhvillimet sociale, të cilat kanë ndodhur së fundi, kanë bërë që shkenca, teknologjia dhe informatika të arrijnë ndoshta në piedestalët më të larta të shoqërisë.Këtyre viteve të fundit mund të themi se është e pamundur të shohim shoqëri dhë kultura pa teknologjinë.Përdorimi I teknologjisë është rritur si në Kosovë, Maqedoni dhe në vendet tjera të Ballkanit dhe më gjerë.

Përdorimi I tepert I teknologjisë ndikon të fëmijët në aspektin kognitiv të tyre,në uljen e përformancës dhë cilësisë së mësimit, ndikon në aspektin e socializimit të fëmijëve me fëmijë të tjerë.Përdorimi I teknologjisë ka ndikuar po ashtu në rritjen e dhunës së fëmijëve, bullizimit, agresivitëtin dhë sjelljen devijantë.Mirëpo, përkundër aspekteve negativë ka edhe aspekte poztivë, disa prej tyre janë: përdorimi I teknologjisë nga fëmijët, sipas moshës, ndihmon në zhvillimin e imagjinatës dhë shkathtësive për jetë, është mjet komunikimi.Mirëpo, prindërit luajnë rol shumë të rëndësishëm, ata duhet të ju japin një orar të caktuar për mbajtjën e telefonit.Nësë telefoni mbahet në dorë si duhet dhe me orar,kur përfiton po ashtu prej tyre është një dobi e madhe, mirëpo nuk duhet të bëhet rutinë e tyrë ditore. Shpenzimi I tepërt para ekranit ka pasoja të shumta te fëmijët, sidomos të moshat e reja. Pra, në moshat e hershme, sidomos në zhvillimin psiko-motorik të fëmijëvë ka rëndësi të madhë modelimi social dhe femiijët nëse qëndrojnë shumë kohë pranë ekranit mund të kënë probleme, përfshirë, marrjen e gjuhës qoftë pozitive apo negativë, pastaj dhunë, agresivitet e kështu më radhë. Promovimi I aktivitetit në natyrë, përveq së është shumë I rëndësishëm për fëmijët, gjithashtu I ndihmon ata të largohen nga zakonet dhë fiksimet e padobishme teknologjike.

Fëmiëjt duhet të mësojnë të shijojnë aktivitetet recreativë që I largojnë ata nga fiksimi I tyrë më pasijet teknologjikë.Është e parapame që teknologjia të mos përdoret në programet e fëmijërisë së hershme- konkretisht deri në moshën 2-vjeq.

Disa këshilla: Televizori nuk duhet të zëvëndësojë nevojën e fëmijës për sport dhë lëvizje.

Fëmijët nuk duhet të hanë para televizorit,

Televizori nuk ka vend në dhomën e fëmijës,

Emisionet për fëmijë duhet të kufizohen dhe të kontrollohen nga prindërit.

Është shumë e rëndësishme që prindërit të diskutojnë më fëmijët, e tyre rreth atyre që shohin në televizor.Që të ndryshohet kjo që po ndhodh viteve të fundit nga përdorimi I teknologjisë tek moshat e hershme, kanë rol prindërit, po ashtu dhe mësuesit pasi ata duhet të inkurajojnë me sported hë me gjëra tjera të rëndësishme për ta.

Teknologjia është shëndrruar në një domosdoshmëri për jetën ë gjithsecilit, duke pasur efekte pozitive poashtu dhe negativë.Por ata të cilët dëmtohen më së shumti nga të gjithë, janë fëmijët! Për të gjithë njërëzit që nuk e dinë dhe në veqanti prindërit, foshnjat e moshës 0-2 vjeq nuk duhet të kenë asnjë lloj ekspozimi me teknologjinë, pasi mbart një rrezik të madh për ta!

Teknologjia gjithashtu ka një ndikim të thellë në atë së si fëmijët mendojnë dhe ndjehen. Meqënësë teknologjia është plot stimuj dhe shpesh kërkon t’i kushtohet vëmëndje një shumëllojshmërie të gjërave të ndryshme në të njëjtën kohë, fëmijët që luajnë shumë vidëo lojëra osë kalojnë shumicën e kohës në internet, kanë më pak mundësi të fokusohen sesa fëmijët që përdorin më së paku teknologjinë. Ajo gjithashtu mund të ndikojë në mënyrën se si fëmijët trajtojnë informacionin – kur fëmijët ekspozohen në një nivel të lartë të teknologjisë, ata tentojnë të mendojnë gjëra vetëm sipërfaqësisht dhë nuk zhvillojnë aftësinë për të menduar në mënyrë kritike osë të jenë krijuese kur mësojnë koncepte të reja.

Së dyti, dëmtimi gjuhësor, është problemi më të cilën prindërit por dhe mjekët përballën më së shumti. Shumica e fëmijëve, kalojnë një pjësë të mirë të ditës së tyre, duke parë video, në gjuhë të ndryshme dukë ndikuar në aftësinë e tyre për të folur. Mirëpo ashtu, sikurse ka fëmijë që kanë aftësinë që t’i përvetësojnë të dyja gjuhët njëkohësisht dhë në mënyrë korrektë, ka edhe fëmijë të cilët ‘’bllokohën’’ dhe e gjejnë të vështirë të mësojnë apo flasin qoftë dhe një gjuhë të vetme. Kjo simptomë ndryshe quhet si çrregullimi bilingual, dhe mund të evitohet lehtësisht duke e minimizuar kohën që fëmijët tuaj shpenzojnë përpara teknologjisë si dhe duke folur sa më shumë më ta.

Teknologjia I ka të mirat dhe të këqijat e vëta, mirëpo nëse  përdoret keq dhe  bëhet rutinë ditore është dëm I madh si për fëmijët e moshave të hershme, dhe për nxënësit.

Punoi:Alma Bahtijari

Related Articles

Back to top button
Close
Close