
“Rusia ka goditur Ukrainën me raketa të furnizuara nga Koreja e Veriut për herë të parë gjatë pushtimit të saj.”
Kështu u shpreh të premten ndihmësi i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak, duke vërtetuar një pohim të mëparshëm të Uashingtonit, shkruan Reuters.
“Si pjesë e luftës së saj të drejtpërdrejtë gjenocidale, Federata Ruse goditi për herë të parë territorin e Ukrainës me raketa të marra nga…Koreja e Veriut,” shkroi Podolyak në rrjetin social X.
Podolyak nuk siguroi prova se raketat ishin të Koresë së Veriut. Në deklaratën e tij të enjten, Uashingtoni citoi inteligjencën e deklasifikuar.
“Rusia po sulmon ukrainasit me raketa të marra nga një shtet ku qytetarët torturohen në kampet e përqendrimit për shkak të një radio të paregjistruar, duke folur me një turist, duke parë shfaqje televizive,” tha Podolyak.



