LajmeMaqedoniTopLajm

NDI: Ja si është rejtingu i partive politike dhe liderëve në Maqedoni?

Sipas një ankete të publikuar nëpër disa portale nga ana e Instituti Ndërkombëtar për Demokraci, e realizuar në qershor, koalicioni LSDM – BESA është në epërsi përballë koalicionit të VMRO-DPMNE-së.

Nga kampi politik shqiptar, BDI është para koalicionit të ASH- AAA. Anketa është zhvilluar në qershor me 1212 anketues në gjithë territorin e vendit.

“Nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër, për cilën parti do të votonit?”, 24.8% janë deklaruar për LSDM – BESA, ndërsa 21.2 % për VMRO-DPMNE, 7.2% kanë thënë se votojnë BDI-në, ndërsa 5.7 për qind për koalicionin ASH-AAA. Nuk do të marrin pjesë në zgjedhje janë shprehur 16.5 për qind e të anketuarve, ndërsa 9 për qind akoma nuk kanë vendosur se kujt do t’ia japin votën.

Sa i përket liderëve, anketa thekson se Ziadin Sela është politikani shqiptar më i preferuar.

Sipas kësaj ankete, për Ziadin Selën mendim pozitiv kanë 17 për qind e qytetarëve, kurse për Ali Ahmetin 15 për qind. Te politikanët maqedonas bindshëm prin Zoran Zaev me 40 për qind, kurse Hristijan Mickovski me 28 për qind. (INA)

Related Articles

Back to top button
Close
Close